Kërko

Kupola e Shën Pjetrit Kupola e Shën Pjetrit 

Olimpiada, Selia e Shenjtë: disa skena, fyese për të gjithë besimtarët

Në një deklaratë shprehet trishtimi për disa nga skenat e ceremonisë të hapjes së Lojërave, “ngjarje prestigjioze, në të cilën e gjithë bota mblidhet rreth vlerave të përbashkëta”, ndaj “nuk duhet të ketë aludime, që tallen me besimet fetare të shumë njerëzve”.

R. SH. - Vatikan

Trishtim dhe keqardhje shprehet nga Selia Shenjte në një deklaratë lidhur me ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit, më 26 korrik. Fyerje për të krishterët dhe besimtarët e tjerë

“Selia e Shenjtë - lexojmë në tekst - u trishtua nga disa skena të ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike, në Paris, ndaj nuk mund të mos  bashkojë zërin me zërat e tjerë, që u dëgjuan ditët e fundit për të dënuar fyerjen  shkaktuar shumë të krishterëve dhe besimtarëve të feve të tjera”.

I nevojshëm, respekti për të tjerët

“Në një ngjarje prestigjioze, në të cilën mbarë bota bashkohet rreth vlerave të përbashkëta - vazhdon deklarata - nuk duhet të ketë aludime që tallen me besimet fetare të shumë njerëzve”.

Në përfundim, Selia e Shenjtë thekson se “liria e shprehjes, e cila padyshim nuk vihet në diskutim, e ka kufirin në respektin ndaj të tjerëve”.

04 gusht 2024, 09:45